 |
| |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Rezidence Pushimi 12 kate + Papafingo
Tek Shkembi i Kavajes shiten apartamentet e nje kompleski modern banimi 12 katesh! Pallati perfundon se ndertuari ne vitin 2008! Çmimet duke filluar nga 550 Euro/m2!
€550
|
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
|
Tipet e Kredive Per Blerje Pasurish te Paluajtshme
Fatmirësisht për blerësit ka një varietet huash ndër të cilat ato mund te zgjedhin. Është për të mirën dhe në interesin tuaj të studioni secilën prej tyre , që të vendosni se cila është më e mira për situaten në të cilën ju ndodheni. Ka shumë mundësi që ju nuk do të mund të kualifikoheni për të gjitha. Në fakt ju mund të kualifikoheni vetëm për një.Por në qoftë se kualifikoheni në më shumë se një, ju mund ti kurseni vetes para (dhe shqetesime) në një periudhë afat-gjatë, në qoftë se i bëni “detyrat” tuaja përpara se të firmosni mbi letër.
• Kredite me Norma Fikse Interesi • Kredite me Norma te Rregullueshme Interesi (KNRI) • KNRI te ndërrueshme
Kredi me Norma Fikse Interesi Marrja e nje huaje te tille mund te merret ne konsiderate në situata të tilla siç është përshkruar më poshtë: • Kur ju planifikoni të jetoni në një shtëpi të re për shume vite dhe/ose • Kur ju nuk jeni person që merrni përsipër rrezikun dhe preferoni qëndrueshmëri në njohjen e pagesës se sa ju duhet të paguani çdo muaj. Përderisa pjesa më e madhe e kredive për shtëpi në Shqipëri janë për një periudhë 20-vjeçare, ju mund të mbështeteni tek kjo lloj kredie, pasi ne këto kushte një pagesë fikse e shtrirë në kohë mund t`ju përshtatet dhe të jetë më e mira për ju. Në momentin që kredia dhe shuma e interesit janë llogaritur dhe fiksuar, kredia me pagesa fikse ju garanton që ju do të keni te njëjtën pagesë çdo muaj deri në perfundimin e shlyerjes së kredisë. Pagesat shtesë të principalit, do t`ju lejojnë që ta shlyeni kredinë në një periudhe më të afërt kohore.
Megjithatë kjo nuk mund të jetë gjithmonë zgjedhja më e mirë. Në qoftë se përqindjet e interesit do të jenë shumë të larta në kohën kur ju merrni kredinë, me një pagesë fikse ju do të jeni të detyruar ta paguani atë me normë të larte interesi gjatë gjithë periudhës së kohës për shlyerjen e kredisë. Në të kundert, në qoftë se normat e interesit janë të ulëta, ju do të jeni i fituar sepse sado që të rriten normat e interesit në të ardhmen ju do te paguani me po atë normë interesi të ulët.
Kreditë me Norma të Rregullueshme Interesi (KNRI)
Në qoftë se juve ju pëlqen të merrni përsipër të luani me riskun, apo kur në kohën që ju merrni kredinë interesat e saj janë shumë të larta, atëherë një Kredi me Këste të Rregullueshme (KNRI) mund të jetë zgjidhja më e mirë për ju. Mund ta zgjidhni gjithashtu këtë tip kredie nëse planifikoni të jeni pronar i asaj prone për një periudhë të shkurter kohore, ose nëse prisni që të ardhurat tuaja të rriten dhe të mundet të përballojnë një rritje potenciale të normave të interesit.
Në përgjithësi normat e interesit kur ju merrni një kredi të tillë janë më të ulëta se sa nje kredi me pagesa fikse. Ju lutem, kini parasysh qe kjo është e vërtetë si fillim dhe jo detyrimisht për periudhat afat-gjata.
Per te llogaritur interesin dhe kestet e kredise klikoni ketu LISTA E DOKUMENTEVE TE KERKUARA PER BIZNESET A) Faza e Pare Dokumenti identifikues per klientin - Pasaporte e vlefshme ose çertifikate lindje e perfaqesuesit ligjor.
- Vendim Gjykate per krijimin si shoqeri juridike (dhe te gjitha vendimet e mepasshme per ndryshimet e mundshme)
- Dokumentacioni ligjor
- Akt Themelimi
- Statuti
- Numer identifikimi i personit te tatueshem - NIPT-i
- Çertifikate regjistrimi prane Tatim Taksave-Liçensa
- Vertetim mbi te ardhurat
- Bilanc i tatim taksave per 3 vitet e fundit
- Vertetim ne lidhje me garancite e ofruara
- Garanci hipotekore: çertifikate pronesie te pasurise se patundshme
- Garanci e pasurive e luajtshme: Dokument i vlefshem qe verteton pronesine (kontrate shitje.. etj)
- Garanci personale: Dokumentacion identifikues dhe ekonomiko/financiare te dorezanesit
Dokumenta te tjera - Lista e kleinteve dhe e furnitoreve kryesore
- Libri i llogarive
- Deklarate e kredive te marra dhe perdorimi prane bankave te tjera
- Kopje te veprimeve te llogarive prane bankave te tjera
B) Faza e dyte - Vendim i asamblese per marrje kredie dhe delegimi i shoqerise tek perfaqesuesi ligjor
- Vertetim nga Tatim-Taksat qe nuk qe nuk kane detyrime.
- Çertifikate nga Zyra e Permbarimit qe nuk kane procedura te hapura ne llogari te shoqerise
- Deshmi penaliteti
- Vertetim nga Doganat
- Dokuement i fresket nga hipoteka
Per te llogaritur interesin dhe kestet e kredise klikoni ketu Format i Thjeshtuar i Çertifikatave të Kredisë
1. Ky dokument lëshohet në dy kopje, një e mban blerësi dhe tjetrën shitësi . Në çdo pagesë kësti blerësi është i detyruar të paraqesë çertifikatën e tij për të bërë plotësimet përkatëse.
2. Blerësi ka si detyrim të paguajë këstin e caktuar në datën e caktuar çdo muaj.
3. Nëse blerësi paguan rregullisht këstet në datat e caktuara, në pagesën e këstit të fundit ai ka të drejtë të tërheqë artikullin që është objekt i çertifikatës së kredisë.
4. Nëse blerësi nuk paguan këstet në datën e caktuar çdo muaj , atëherë ai humbet të gjitha shumat që ka paguar deri më atë datë dhe aktikulli nuk përbën më objekt të çertificates së kredisë, pronësia e tij i kalon pronarit të "Emri i shoqërisë" Per te llogaritur interesin dhe kestet e kredise klikoni ketu | 

Banka Popullore





| ARTIKUJ Depozitat e siguruara, “kyçen” në Bankën e Shqipërisë Nga të dhënat e vitit 2006, të cituara nga ASD, rezulton se 87 për qind e numrit të depozituesve në sistemin bankar janë të mbuluar sipas skemës së sigurimit, domethënë i kanë depozitat e tyre deri në 700 mijë lekë, kundrejt 83 për qind ndaj vitit 2005. Pra numri i depozituesve të siguruar është rritur me 4 për qind krahasuar me një vit më parë. Per me teper>>>
Intesa bëhet pjesë e bankierëve shqiptarë Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, pranë këtij institucioni është paraqitur kërkesa Bankës Amerikane në vendin tonë, për miratimin e transferimit të pronësisë së 80 për qind të aksioneve në kapitalin aksionar të kësaj të fundit nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve tek Intesa Sanpaolo S.p.A, Itali. Përmes këtij njoftimi, bëhet e ditur se Asambleja e Aksionarëve të BA-së është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm në dhjetor 2006, ku ka miratuar shitjen e pjesëmarrjes kontrolluese prej 80% të aksioneve të saj te grupi bankar Intesa Sanpaolo S.p.A. Itali. Per me teper >>>
|
|
|
|
 |
|
|
|
|
|